Shpërthim i fuqishëm në Ballsh, flet zjarrfikësi: Shpërtheu bombula, pësova asfiksi

Aktualitet

rafineria-anftes-ne-BallshNjë shpërthim i fuqishëm ndodhi një natë më parë në uzinën e naftës në Ballsh ku për pasojë humbi jetën Shkëlqim Muça, 40 vjeç dhe 5 të tjerë u plagosën.

Zjarrfikësi i uzinës Ballsh, Gramoz Fejzo rrëfen se shpërthimi ndodhi në momentin që po ndërroheshin turnet, moment në të cilin ishin të pranishëm 6 persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shpërtheu bombola e hidrogjenitn në momentin që po ndërrohej turni. Në momentin që ndodhi shpërthimi ishin 6 veta, unë isha i pari që iu dhashë ndihmë” tregon Fejzo teksa shton se nga tymi ka marrë asfiksi dhe ndodhet në spital.

Menjëherë pas ngjarjes të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fierit ku sipas drejtoreshës së spitalit, Brunilda Cami 4 prej të plagosurve janë dërguar në repartin e diegieve në Tiranë dhe një prej tyre zjarrfikës ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali. Ndërsa një tjetër i plagosur është dërguar në spitalin e Ballshit pasi ka marrë plagë më të lehta.

Ndërkohë sipas 'News24' gjendja e 4 të plagosurve të cilët ndodhen në Spitalin e diegieve në Tiranë raportohet të jetë e rëndë, por 2 prej tyre janë në gjendje edhe më të rëndë.

Po ashtu raportohet se edhe familjarët të cilët ndodhen në spital, nuk kanë informacion të detajuar për gjendjen e të plagosurve.

ME TE LEXUARAT