Shpërthimi i tritolit në Fushë Krujë, ja cfarë thonë dëshmitarët

Aktualitet

komisariati-f-krujeNjë shpërthimi i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e ditës së sotme qytetin e Fushë-Krujës.

Nga dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur shpërthimi, mësohet se tre persona kanë hedhur një sasi eksplozivi tek disa automjete që ishin të parkuara në trotuar në lagjen "Punëtori".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpërdhimi ka qenë shumë i fuqishëm, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuara pesë makina që ndodheshin në afërsi të vendit ku u hodh eksplozivi.

Policia thotë se në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT