Shpërthimi në Ballsh, katër të plagosur në QSUT, gjysmë të djegur

Aktualitet

mjeku-beqajKatër personat e plagosur nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë transportuar në repartin e djegie plastikës në QSUT në Tiranë.

Dy prej të plagosurve paraqiten në gjendje të normalizuar, ndërsa 2 të tjerë në gjendje më të rëndë. Mjeku qe po kujdeset për të plagosurit deklaroi sot se djegia është mesatarisht 40%, por dy janë në gjendje më të rëndë për shkak edhe të moshës.

"Djegiet janë në sipërfaqe 40%, 2 i kemi problematikë sepse është mosha e tyre rreth 65 vjec dhe duan një kujdes më të madh. Themi që ta përballojmë situatën, do të ndiqen ditë për ditë. Dy të tjerët janë të moshës 44 vjeç, tjetri 53 dhe e përballon situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy prej punëtorëve që janë sjellë në Tiranë janë Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari, ndërsa nuk janë identifikuar dy punetorët e tjerë", ka bere me dije mjeku.

Nga ana tjeter, nga spitali thone se 2 prej të plagosurve që janë të moshës rreth 60 vjeç kanë 40 % djegie, ndërsa dy të tjerë të moshës 30 dhe 40 vjeç kanë 30% djegie në trupin e tyre.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 nëntor rreth orës 23:00 ndersa si pasoje e ngjarjes humbi jetën 40 vjeçari Shkëlqim Muça. Një zjarrfikës, Gramoz Fejzo ka mbetur i asfiksuar.

ME TE LEXUARAT