ISHTI: Shpërthimi në Ballsh si pasojë e shkeljeve teknike

Aktualitet

shperthimiInspektorati Shtetëror Teknik reagoi për ngjarjen në Ballsh, duke u shpreuhr se shkak ka qënë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit.

Sipas ISHTI-së, ngajrja në impiantin e hidropastrimit të karburanteve ka ndodhur gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ISHTI evidenton se u rrit presioni me hidrogjen tre herë mbi normale, në mënyrë ët menjëhershme dhe për këtë nuk funksionoi valvula e sigurimit të pajisjes që bën mbrojtjen e saj.

Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj.

“Do jetë prokuroria ajo e cila përmes hetimeve do të zbardhë plotësisht ngjarjen”, thuhet në njoftimin e ISHTI.

ME TE LEXUARAT