Kompania private: Ky ishte shkaku i shpërthimit në rafinerinë e Ballshit

ballshiKompania private zbulon shkakun e shperthimit ne rafinerine e Ballshit. Ne nje deklarate per median diten e sotme, Shoqëria “IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY – IRTC” SHA (“IRTC”) njofton se ditën e djeshme me 10 nëntor 2016, rreth orës: 22:30, në Rafinerinë e Ballshit ka ndodhur një incident i izoluar për shkak të shpërthimit të një prej depozitave të hidrogjenit me një kapacitet rreth 40m3, dhe fatkeqësisht si pasoje e këtij incidenti ka humbur jetën një punëtor si dhe janë plagosur 6 të tjerë.
IRTC shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët për humbjen e parakohshme të njeriut të dashur dhe bashkëpunëtorit tone të vyer për shkak të këtij incidenti. IRTC do të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ndihmuar ata për kaluar këtë fatkeqësi.
Ky incident është shkaktuar nga ndërprerja e paparalajmëruar energjisë (çuditërisht është ndërprere 2 here brenda tre ditëve), mosfunksionimi i linjës rezerve te energjisë si dhe për shkak të një gabimi njerëzor gjate rivënies ne punë të repartit të hidro-pastrimit. Incidenti ka prekur vetëm një depozitë hidrogjeni me një kapacitet rreth 40m3, e cila përdoret vetëm në rast e rivënies në punë të këtij reparti. Rafineria është rikthyer në funksion të plotë pas izolimit të këtij incidenti fatkeq të cilin do ta trajtojmë me solidaritetin dhe në respekt të plotë të të gjitha kërkesave ligjore dhe dinjitetit të punës dhe jetës.
Duam të falënderojmë të gjithë punonjësit për punën dhe sakrificën e jashtëzakonshme për izolimin e incidentit në një kohe shumë shkurtër. Jemi të angazhuar të garantojmë siguri të plotë gjate ushtrimit të aktivitetit në rafineri në përputhje me standardet dhe praktikat me te mira.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...