Shpërthim i frikshëm në Turqi, tetë të vdekur e dhjetëra të plagosur

Bota

shperthim-turqiKryeministri turk Binali Yildirim, tha se tetë veta u vranë dhe mbi 100 plagosën nga shpërthimi i një makine-bombë në juglindje te Turqisë, disa orë pasi që autoritetet turke arrestuan udhëheqësit e partisë më të madhe kurde.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionit të policisë në Diyarbakir ku po mbaheshin disa nga udhëheqësit politik kurd nën akuzat për terrorizëm. Shpërthimi shkatërroi muret e ndërtesave dhe zjarrfikësit po kërkojnë për njerëzit që mund të kenë mbetur nën gërmadha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zëdhënës i Partisë Popullore Kurde, HDP, forca e dytë më e madhe opozitare në parlamentin turk, tha se arrestimi i dy udhëheqësve të partisë dhe të paktën nëntë deputetëve të tjerë, rrezikon të nxisë luftë qytetare.

Kryeministri Yildirim u tha gazetarëve se zyrtarët e zgjedhur që nxisin dhe mbështesin terrorizmin, duhet të përballen me procedurat ligjore dhe ata janë arrestuar sepse kanë refuzuar të japin dëshmi.

Arrestimet do të rrisin brengën në mesin e aleatëve perëndimorë pë shtimin e goditjeve ndaj disidentëve nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe qëndrueshmërinë politike në Turqi, një anëtare e NATO-s dhe zonë e ndërmjetme midis Evropës dhe konflikteve në Siri dhe Irak.

Arrestimet, që nxitën reagimin e shpejtë të Bashkimit Evropian, ndodhën në një periudhë kur Turqia ka arrestuar më shumë se 110 mijë zyrtare në lidhje me grusht shtetin e dështuar të muajit korrik. Turqia po shqyrton rivendosjen e dënimit me vdekje, ndërsa më herët gjatë javës arrestoi edhe gazetarë të gazetës kryesore opozitare.

“Lajme shumë të këqija nga Turqia sërish. Tash edhe anëtarët e parlamentit nga radhët e HDP-së janë arrestuar”, shkroi në rrjetet sociale raportuesi për Turqinë ne Parlamentin Evropian, Kati Piri.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” me arrestimet dhe bëri thirrje për një takim të ambasadorëve të BE0-së në Ankara.

Turqia juglindore është goditur nga trazirat politike dhe dhuna për më shumë se një vit që nga dështimi i armëpushimit me Partinë Punëtore Kurde (PKK), e cila po udhëheqë në kryengritje tridhjetëvjeçare për autonomë e kurdëve.-VOA

ME TE LEXUARAT