Shpërthim në Fushë-Prezë, eksploziv te dera e shtëpisë policit të Rinasit

Kliko per me shume info

tirane-policiaEksploziv banesës së një punonjësi policie në aeroportin e Rinasit. Nga të dhënat e para raportohet se lënda plasëse i ishte vendosur te dera e banesës shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.11.2016, rreth orës 02:25, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, në Fushë-Prezë, është dëgjuar një shpërthim.

Mënjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka patur vetëm dëme të lehta materiale.

Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here