Shpërthim i fuqishëm në rafinerinë e naftës në Ballsh, nje i vdekur, 5 te plagosur

59
Kliko per me shume info

ballshiUPDATE: Informacion paraprak nga policia e shtetit:

Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur shpërthimi i nje valvule te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.

Kliko per me shume info

Nga shpërthimi ka humbur jeten shtetasi Shkelqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte plagosur ne gjendje te rende, ndersa 4 persona te tjere jane jashte rrezikut per jeten.

Shërbimet e policisë dhe zjarrefikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje per zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

rafineria-anftes-ne-Ballsh23:30: Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Rafinerinë e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Sipas burimeve nga shpërthimi  3 persona kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë amortizimi i tubacioneve, ndërkohë njoftohet se është shkaktuar edhe një zjarr masiv.

Nga zjarri rrezikohen edhe reaktorët. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë.

Banorët e zonës njoftojnë se mund të ketë viktima, pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Mirëpo ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për viktima /LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here