Eksploziv tri makinave, ja kush janë tre të arrestuarit, terrorizuan Fushë Krujën

f-krujeeeVendosin eksploziv në automjetin e një shtetasi ne Fushe Kruje, brenda 24 orëve Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen.

Burimet zyrtare thane se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë ku shpërtheu nja sasi lënde eksplozive.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe ndaluar autorët, konkretisht shtetasit:

• Skënder Vathi 49 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

• Erjon Tema 19 vjeç, banues në Krujë;

• Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Shtetasit e mësipërm, më datë 15.11.2016, rreth orës, 17:45 në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozive në mjetin tip Volsvagen Passat me targa AA 545 LS në pronësi të shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Fushë-Krujë, të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepsi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar xhami i përparmë i makinës, xhamat e rrobaqepsisë, si dhe janë dëmtuar 5 automjete të tjerë të parkuara aty pranë.

Efektivat e Policisë sapo kanë marrë dijeni për ngjarjen kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes, mbledhur provat materiale dhe pyetur dëshmitarë me qëllim zbulimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim parashikuar në nenet 152 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia

Kërcënoi kolegun me armë, shpallet në kërkim 18-vjeçari

Një 18-vjeçar nga Tirana mësohet se ka kërcënuar kolegun e tij 23-vjecar ...