Shpërthen tritol në mjetin e nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, Aleksi: ‘’S’kam konflikte me askënd’’

UntitledNgjarja e ndodhur ditë më parë ndaj nëndrejtorit të ALUIZNI-t, Gert Aleksit, ku i shpërtheu tritoli në makinë mendohet se ka qenë një paralajmërim. Ngjarja ndodhi në sheshin “Taulantia” të qytetit bregdetar, rreth orës 18:15, ku pas shpërthimit, mjeti fuoristradë “Land Rover” me targa AA 780 OL është përfshirë nga flakët. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi makina në pronësi të shtetasit A.S, por që përdorej nga nëndrejtori i ALUIZNI-t, Gerti Aleksi, ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur pas ndonjë konflikt i mundshëm që Aleksi mund të ketë pasur me persona të tjerë, ose për shkak të detyrës.

Po ashtu thekson se nëndrejtori i ALUIZNI-t ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka konflikte me askënd. Shpërthimi me eksploziv ka tronditur banorët e qytetit bregdetar si dhe ka alarmuar policinë, e cila pas ngjarjes ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 20 persona, shumica prej të cilëve janë me precedentë penalë. Ndërkaq, ‘BalkanËeb’ ka siguruar disa foto të nëndrejtorit të ALUIZNI-it, Gerti Aleksi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...