Shpërthen pakoja "e dyshimtë", 4 të plagosur në Turqi

Bota

polici-turkeNjë pako që po dërgohej me destinacion në një kompani pajisjes elektronike dhe inxhinierike ka shpërthyer dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona në Maltepe të Stambollit.

Agjencia e lajmeve “Dogan”, kanë bërë të ditur lajmin për shpërthimin, ku shkruan se ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi një punonjës i kompanisë ka hapur pakon në fjalë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia turke bën me dije se nga fuqia e këtij shpërthimi janë plagosur 4 persona në zonën Zumrutevler, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin më të afërt, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet pas shpërthimit.

 

ME TE LEXUARAT