Shpërthen kamioni me naftë, 70 të vdekur në Mozambik

Kliko per me shume info

mozambikMë shumë se 70 vetë raportohet të kenë humbur jetën nga shpërthimi i një kamioni cisternë të mbushur me naftë në Mozambik. Të paktën 110 persona të tjerë kanë marrë në trup djegie të shkallëve të ndryshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Tete, pranë kufirit me Malauin.

Kliko per me shume info

Përmes një deklarate të saj, qeveria e vendit afrikan njoftoi se njerëzit e dëmtuar ishin përpjekur të nxirrnin karburant nga një kamion i përmbysur, kur prej nxehtësisë së madhe mjeti shpërtheu, duke i lënë dhjetëra prej tyre të vdekur në vend e të tjerët të lënduar.

Zyrtarë dhe ekspertë do të dërgohen në zonë për të hetuar incidentin, ndërkohë që shumë prej të plagosurve janë dërguar në spital.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here