Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë për shkak të rrjedhjes së gazit.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Cudhi, Krujë, ku ka shpërthyer një bombël gazi në banesën e shtetasit G.M. 50 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar shtetasi G.M. i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe djali i tij, shtetasi M.M. 11 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë pa probleme.
Sipas hetimeve të bëra, dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim./LajmiFundit.al/