Shpallet ‘’Miss Globi’’ 2016, ja çmimi i Shqipërisë

Showbiz

miss-globiBukuroshet nga e gjithë bota, që morën pjesë në “Miss Globe 2016”, ishin pjesë e shoë-t që u zhvillua dje në mbrëmje në Tiranë, në bashkëprodhim me TVSH-në.

Një spektakël që “Deliart Assosiation” e zhvilloi me sukses, si një nga 10 eventet më të mëdha të bukurisë botërore, nën prezantimin e Iva Merës dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Altin Hazizajt.

Finalja e sponsorizuar nga shumë kompani prestigjioze, mes të cilave “Birra Korça”, shpalli më të bukurën e vitit dhe Miss-et nga e gjithë bota shkelën në skenën shqiptare, pasi kishin prekur bukuritë e viseve në çdo cep të Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore. Miss India, Dempile Chetan Patel, në treshen e fortë me Miss Kolumbinë dhe Miss Shqipërinë, fitoi me vendimin e jurisë së “Miss Globe 2016”.

Atmosfera ishte shumë spektakolare me numrat artistikë të balerinëve, që drejtoheshin nga koreografja Olta Ahmetaj. Kompeticioni i bukurisë “Miss Globe” rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale.

25 nëntori bëri bashkë në “ExpoCity” bukuri nga e gjithë bota, për të zgjedhur në përfundim të spektaklit më të bukurën e globit në Shqipëri, vendi që përfaqësohej në këtë garë nga “Miss Shqipëria”, Kristiana Skura.

ME TE LEXUARAT