Shoqërohet në polici aktivistja që i hodhi bojë ministres së Arsimit

Aktualitet

mirela-rukoMirela Ruko eshte studentja e cila pasditen e sotme qëlloi me salcë gjatë samitit të studentëve, ministren e Arsimit, Lindita Nikollën.

Besohet se lenda e hedhur ne koken e ministres ka qene boje ose salce. sic dukete dhe nga postimet dhe aktiviteti i saj ne rrjetet sociale, Ruko shfaq përmes çdo postimi revoltën e saj kundër Reformës në Arsimin e Lartë por jo vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirela Ruko është studente në Universitetin e Tiranës dhe është me origjinë nga Fieri.

Një vit më parë, ajo ishte pjesë e grupimit të studentëve që goditën me vezë kryeministrin Edi Rama te Fakulteti i Shkencave Sociale.

Ruko përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan për ministren e Arsimit, e cila sipas saj, meriton të shkarkohet.

Studentja është shoqëruar në Komisariatin nr.2 ku po merret në pyetje për ngjarjen e ndodhur.

ME TE LEXUARAT