Shokuese! Çfarë po ndodh me Detin e Vdekur?(Foto)

deti-vekurNdodhitë me natyrën së fundmi po shokojnë një botë të tërë. Mësohet se Deti i Vdekur, një pellg i kripës i rrethuar nga Izraeli, Jordania dhe Bregu Perëndimor, është duke u tharë në një shkallë alarmuese. Të dhënat tregojnë se shifrat arrijnë në rreth 0.93 metra në vit.
Sipas “EcoPeace Middle East”, faji bie kryesisht mbi veprimet njerëzore.
“Nuk është se një shtet i caktuar po e ndëshkon Detin e Vdekur; është i tërë rajoni,” thotë fotografi Moritz Kustner, i cili e ka vizituar detin në shkurt të këtij viti për të punuar në seritë e “Deti i Vdekur që po shuhet”.
Deti i Vdekur ka nevojë për ujë nga burimet tjera natyrore që e rrethojnë, siç është limani i Lumit të Jordanisë. Por, në vitet 1960-ta, është ndryshuar drejtimi i rrjedhës së ujit të disa nga burimeve ujore në të cilat ishte mbështetur. Për shembull, Izraeli e ka ndërtuar një tubacion uji gjatë asaj kohe, në mënyrë që ta furnizonte vendin me ujë.
Dhe pastaj, Lindja e Mesme është shumë e nxehtë dhe natyrisht klima atje është e thatë, gjë që e bën të vështirë për pellgun që ta rimbushë veten.
Vitin e kaluar, Izraeli dhe Jordania nënshkruan një marrëveshje në vlerë 900 milionë dollarë, në përpjekje për ta stabilizuar nivelin e ujit në Detin e Vdekur.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prekëse/ Nëna fekondon vezët e vajzës sterile, lind nipin e saj(Foto)

Mahnitëse sesi kjo nënë ka vepruar për ti treguar vajzës së saj ...