Shokon këngëtarja shqiptare: Jam biseksuale, me pëlqen seksi me femrat

Showbiz

gugu-ministriËshtë një emër i ri në muzikën shqiptare, megjithatë ajo arriti të bëjë jehonë pas deklaratave të forta mbi seksualitetin e saj. “Jam biseksuale”, ka thënë këngëtarja kohë më parë, deklaratë që u interpretua si një manovër marketingu. Por, Gugu duket se i vazhdon romancat me femrat, ndërsa shpjegon se nuk do të heqë dorë

Është një emër i ri në muzikën shqiptare, megjithatë ajo arriti të bëjë jehonë pas deklaratave të forta mbi seksualitetin e saj. “Jam biseksuale”, ka thënë këngëtarja kohë më parë, deklaratë që u interpretua si një manovër marketingu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, Gugu duket se i vazhdon romancat me femrat, ndërsa shpjegon se nuk do të heqë dorë nga ato. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, këngëtarja shpjegon se, “Biseksualiteti është ndjenjë, jo diçka që zhduket”.

Si dallon nga të tjerat?

Gjithsecila nga femrat ka bukurinë e saj. Nuk mund të flas për veten, të tjerët mund ta thonë. Pak femra kanë stil dhe feminilitet.

Nga erdhi ideja e realizimit të projekteve të fundit, përfshirë edhe fotosetin?

Sepse doja të sillja diçka të re për festa. Ideja erdhi në një ditë normale dhe për t’i sjellë foto të reja publikut.

Kur e ke kuptuar se pëlqen edhe gjininë tënde? A vazhdon të mbash lidhje të dyfishta tanimë?

Që në moshën 16 vjeçe. Jo, nuk kam hequr dorë, biseksualiteti është ndjenjë, jo diçka që zhduket. Për momentin asgjë të re.

Mjafton talenti, apo duhen edhe bashkëpunimet e duhura për të pasur sukses?

Si talenti, ashtu edhe bashkëpunimet nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Gjithkush mund të ketë talent, por kur nuk ka bashkëpunëtorë të suksesshëm, nuk mund të jetë evident. Sikundër mund të ketë bashkëpunëtorë, por kur individi nuk ka talent, atëherë vetvetiu produkti që vjen nga ekrani nuk do të rezistojë gjatë në treg.

Deri tani të kemi parë vetëm në bashkëpunime me meshkuj. Cila do të ishte ajo këngëtare femër që do ta zgjidhje për një bashkëpunim?

Nuk e kam menduar këtë pjesë.

E konsideron veten njeri me fat? A tërhiqen meshkujt shqiptarë nga femrat e famshme?

Po, normalisht, derisa jam këtu ku jam. Aparenca është gjëja e parë që tërheq një mashkull. Në përgjithësi meshkujt janë sipërfaqësorë.

Kur e kupton një këngëtare e re që është bërë e famshme? Ti personalisht, si e mat famën?

Fama kuptohet atëherë kur ti je veshur thjesht dhe fansat thërrasin me përkëdheli: Gugu.

Mendon se shumë këngëtarë qëndrojnë në treg vetëm nga thashethemet nëpër media?

Pjesërisht, sepse është pjesë e marketingut.

Për çfarë do të doje ta ndaloje kohën?

Për të jetuar edhe njëherë vitet e fëmijërisë, për të ndjerë ledhatimet e familjarëve dhe për të parë shndritjen në sytë e tyre.

Mendon se shprehja “Mjeti e justifikon qëllimin” vlen në çdo rast?

Në të shumtën e rasteve po, mjafton që mjeti të mos lëndojë askënd.

Ia vlen çdo lloj sakrifice për muzikën?

Po, për muzikën do sakrifikoja gjithçka, se është jeta ime.

Ç’mrekulli do të doje të të ndodhte në këto momente?

Rritja e ekonomisë së shqiptarëve dhe punësimi i të gjithëve.

Fama dhe paraja janë dy nga pasojat e të bërit muzikë. Ty, cila nga këto të dyja të tundon më shumë?

Të dyja vijnë në ndërthurje me njëra-tjetrën e nuk mundem t’i ndaj.

Çfarë do t’u thoshe atyre këngëtareve që mendojnë se bukuria të hap çdo derë?

Bukuria është arma kryesore, por nuk është gjithçka.

Cilat janë gjërat që e bëjnë një person interesant në sytë dhe mendjen tënde?

Të jetë njeri, mbi të gjitha, dhe të më kuptojë.

Çfarë të bën të ndjeshme?

Padrejtësitë e ndryshme, fukarallëku dhe personat që kërkojnë lëmoshë.

Kur acarohesh, kujt ia nxjerr inatin?

Kujt të më ndodhet pranë (qesh). /Bluetooth

ME TE LEXUARAT