VIDEO/ Shoferja e dehur aksidenton disa makina: Për Zotin e madh do merrja taksi


Në gjendje të dehur, policia në Tiranë ka arrestuar një vajzë, e cila përveç se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar edhe disa mjete të tjera.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet gjatë momenteve të ndalimit të shoferes dhe kryerjes së testit të alkoolit nga ana e saj.

Pasi kryen dy teste dhe rezulton se ka konsumuar alkool në masën 0,74 mlg/l, polici i komunikon vajzës se tashmë do të përballet me ligjin, pasi ka alkool mbi normën e lejuar.

Pasi e kupton se do të arrestohet, vajza dëgjohet teksa i thotë punonjësve të policisë:

Për Zotin e madh, unë prandaj e futa këtu makinën, se doja ta parkoja e të mos kisha ndonjë problem, me marr taksi e me ik në shtëpi”.

Por pavarësisht justifikimeve të saj, policia njofton se e ka arrestuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...