Drejton mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, polici: Të heq patentën. Shoferi: Me ça do shkoj unë?

1Rregullat rrugore, sa vinë dhe po i kushtohet rëndësi. Së fundmi një tjetër rast u regjistrua për shkeljen e një prej rregullave rrugore. Bëhet fjalë për një qytetar i cili drejtimi i mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara, i ka kushtuar heqjen e patentës. I riu ishte duke udhëtuar me shpejtësi 118 km/orë në autostradë, gjë që sipas policëve të Rrugores, të cilët e kanë ndaluar, është kapur edhe nga radarët.
Shkak për tërheqjen e patentës së shoferit, është bërë edhe një parakalim i gabuar i tij, si dhe veshja e xhamave të mjetit.
Polici: Përshëndetje, si je? Si kalove?
Polici: Arsyeja e ndalimit, keni kryer një parakalim të gabuar nga korsia e djathtë, dhe të ka kapur radari me 118 km/orë.
Polici: Mund të shoh pak dokumentet, të lutëm?
Polici: Zotëri do dalin në Komision, do të tërhiqet Leja e Drejtimit për tejkalim të normave të shpejtësisë, konstatuar nga radari. Ke dhe xhamat e zinj, të veshur me qese dhe gjobën për parakalimin e gabuar në korsi të djathtë.
Qytetari: Me sa më ka kapur, me 118 km/orë?
Polici: Po.
Polici: Urdhëro … Nëse ke ndonjë pretendim për shkeljen, ke këto dy rreshtat për të deklaruar. Nëse s’ke, emër, mbiemër firmë. Ky është printimi i radarit.
Qytetari: Lejen e Drejtimit do e mbani ju?
Polici: Po, Patentën e mbajnë ne, e dorëzojmë te Komisariati, Lejen e Qarkullimit e merr ti.
Qytetari: Me çfarë do shkoj unë atje? A më lejohet të shkoj me këto letra?
Polici: Afati për të qarkulluar është vetëm sot. Nga destinacioni ku je këto, deri në momentin që do të arrish në destinacionin ku je nisur për të shkuar.
Qytetari: Vetëm sot. Për sa duhet të dalë, brenda 10 ditëve?
Polici: Mbas 5 ditëve do paraqitesh te Policia Rrugore. Mirupafshim.
Qytetari: Mirupafshim.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...