Greqia e dënoi 30 muaj burg, por veprimi që bën shoferi i MPJ shqiptare të le pa fjalë

1
1
Kliko per me shume info

shoferi-greqiArrestimi dhe vendimi i gjykatës greke për të dënuar me 30 muaj burg secilin nga dy shoferët e MPJ-së që transportonin abetare shqip shkaktoi irritim mes shqiptarëve por dhe një skandal të vërtetë diplomatik midis dy vendeve.

Shumë shqiptarë por edhe Tirana zyrtare u ndje e prekur nga vendimi i gjykatës greke. Por mesa duket vetë protagonistët nuk e kanë përjetuar kështu.

Njëri nga të dënuarit, Altin Tafa, më shumë se i irrituar duhet të jetë i zhgënjyeri i madh për shkak se dashurinë e tij për Greqinë dhe flamurin bardhë e blu nuk ka ngurruar asnjëherë ta shprehë.

Punonjësi i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme ka postuar disa muaj më parë në rrjetet sociale një foto duke puthur flamurin grek.

Dhe nuk bëhet fjalë për një flamur të zakonshëm por pikërisht atë që mban makina e ambasadores greke në Tiranë, të cilin Tafa e ka puthur pikërisht në oborrin e MPJ-së shqiptare.

Çuditërisht shoferi i dënuar tashmë nga gjykata e vendit fqinj nuk ka postuar asnjë foto duke puthur flamurin shqiptar ndaj dhe me të drejtë ai duhet të ndihet i zhgënjyeri më i madh nga ajo që i bënë grekët, dashurinë për të cilët nuk ka ngurruar ta faktojë edhe me foto.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here