E rrallë/Shkolla shpërblen nxënësit e shkëlqyeshëm me para (Foto)

kina-shkollaKina është gjithmonë e para në listë për ngjarje të cuditshme. Këtë herë bëhet fjalë për nxënësit e mirë në një shkollë të mesme në Zheijang. Aty janë ndarë mbi një milion euro, për të shpërblyer nxënësit e shkëlqyeshëm.
Të gjithë ata që kanë mundur të kalojnë provimin pranues me pikë maksimale, i kanë marrë prej 10 mijë deri në 5 mijë euro, varësisht nga të arriturat. Me këtë rast 239 adoleshentë janë shpërblyer, meqë aftësitë dhe dituritë e tyre ishin të larta. Mirëpo, jo të gjithë po e pëlqejnë këtë veprim të shkollës private, ku një vit shkollor kushton tremijë euro. “Ata do të lënë mësimet sepse do të shkojnë të shpenzojnë para”, si dhe “më nuk do të jenë të fokusuar në karrierë, por në arritjen e parave” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. Mirëpo, zyrtarë të shkollës e kanë arsyetuar këtë veprim, meqë konsiderojnë se shpërblimi u ndihmon të blejnë libra, mjete ndihmëse dhe t’i paguajnë kurse e ndryshme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

best-dress-2016

Njihuni me fustanin më të bukur të 2016(Foto)

Themeluesi dhe disenjatori i brendit Self Portrait Han Chong po radhit suksese ...