Mustafi: Ja pse zgjodha Gjermaninë para Shqipërisë

Sport

1407370122917_wps_1_Shkodran_Mustafi_attends_Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi në një intervistë për ‘Goal’, ka zbuluar arsyen se përse ka zgjedhur Gjermaninë para Shqipërisë.

Në artikullin e saj për Mustafin, ‘Goal’ tregon se, “ka lindur në Gjermani dhe ka prindër shqiptarë nga Maqedonia, flet pesë gjuhë dhe në vazhdimësi viziton familjen e tij në Shqipëri kur mundet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më shumë ka të bëjë me marrjen e një vendimi dhe të respektosh atë. Unë vendosa që të luaj për Gjermaninë sepse ky vend më dha shumë dhe më ndihmoi kur isha i ri. Duhet të jesh mirënjohës që mund të jetosh në një vend që ka shkolla dhe spitale të mira dhe të jep mundësinë që të keni jetën më të mirë të mundshme”, shprehet Mustafi.

Mustafi flet më tej edhe për Shqipërinë dhe krenarinë që i ka dhënë ftesa nga kombëtarja shqiptare.

“Kur jam ftuar nga Shqipëria kam folur me trajnerin por tashmë kisha marrë vendimin. Jam ndier i veçantë në atë moment sepse prindërit e mi janë rritur atje dhe unë identifikohem me atë vend. Gjithmonë shkoj të vizitoj familjen atje, por për mua nuk kishte kuptim që të ndryshoja vendimin”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.

Me mbi 60 paraqitje për grupmoshat e reja të Gjermanisë, Mustafi mori një përvojë shumë të mirë. Ai u largua nga akademia e Hamburgut për t’u bashkuar me Evertonin më 2009, por nuk kishte bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë.

Mustafi u transferua më pas te Sampdoria e Valencia për t’u bashkuar këtë verë me gjigantin anglez, Arsenal.

ME TE LEXUARAT