Shkodra sërish viktimë e shiut, 30 banesa nën ujë

Aktualitet

14996290_331789360513700_342113776_nShkodra sërish viktimë e reshjeve të shiut. Ndryshe nga qytet e tjera në këtë qytet gjendja është përkeqësuar. Për vetëm një ditë, ajo është mbuluar nga uji dhe forcat e emergjencave kanë nxjerrë në rrugë varkat për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

Raportimet tregojnë se rreth 30 banesa janë të rrethuara nga uji. Probleme të mëdha ka në qarkullim dhe me energjinë elektrike, pasi në disa zona mungon prej orësh.

Disa shkolla raportohet se janë bllokuara nga uji. Strukturat e pushtetit vendor janë vënë në lëvizje për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

ME TE LEXUARAT