Shkencëtari tregon faktet dhe ‘’shpërthen’’: Alienët janë pranë nesh

alienAlienët, ufot janë bërë temat më të diskutuara ditët e sotit. Cdo ditë shkencëtarët flasin për to, duke paralajmëruar për praninë e tyrë në mesin tonë. Steve Jacobson i Universitetit të Ilinoisit thotë se poshtë mbështjellësit të Tokës, mund të fshihen oqeane të mëdha me ujë.
Pikërisht në këto oqeane, shton ai, mund të gjenden gjallesa aq të panjohura për njerëzimin sa pa frikë mund të quhen “aliene”.
“Nëse ky oqean nuk do të ishte nën këtë mbështjellës, atëherë të gjithë ne do të ishim përmbytur”, thotë Jacobsen.
Shkencëtari amerikan ka arritur në këtë përfundim pas gjetjes së një diamanti në Brazil, struktura e të cilit nuk mund të formohet me trysninë normale të ushtruar nga oqeanet sipërfaqësore të Tokës.
“Kjo për mua është një e dhënë që sugjeron se Toka ka rezervuare uji shumë herë më shumë nga sa mendonim”, shton ai.
Teoria “zyrtare” e shkencës deri më tani është ajo që vendos kufirin e gjallesave në mantelin e Tokës. Më poshtë, sipas kësaj teorie, temperaturat dhe presioni janë shumë të larta për një organizëm që të mbijetojë, qofshin këto organizma mikroskopikë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzës i vjedhin portofolin në urbanin e Kombinatit, por pasagjerët filmojnë hajdutin

Një vajzë në Tiranë, e cila dëshiron të jetë anonime, pasi ka ...