Shkencëtarët zbulojnë çfarë ndodh me njeriun pas vdekjes?

shkencetaretShkencëtarët pretendojnë se vdekja mund të mos jetë fundi që i druhemi të gjithë dhe se njerëzit kanë shpirt që lë trupin pasi ky i fundit vdes.

Mund të duket si një mit i mbinatyrshëm, por ideja që ndërgjegjia e njeriut jeton pas vdekjes është hedhur si tezë nga shumë shkencëtarë të respektuar.

Kështu, shkencëtari britanik Sir Roger Penrose ka hedhur sëfundmi teorinë se njeriu ka shpirt, i cili nuk vdes me trupin.

Ndonëse askush nuk e di se çfarë është ekzaktësisht ndërgjegjia, Penrose beson se është një paketë informacioni që ruhet në kuantum.

Ai thotë se ka gjetur prova që tregojnë se ky informacion që ndodhet në qelizat e trurit, e lë trupin kur njeriu vdes.

Për të përditshmen britanike “The Sun”, Sir Roger shprehet se kur një person vdes përkohësisht, ky informacion çlirohet në univers për t’u rikthyer sërish në qelizat e trupit nëse ky i fundit risillet në jetë.

Sipas tij, kjo shpjegon se përse njerëzit kanë eksperienca kur pësojnë vdekje klinike dhe beson se ky informacion është shpirti që largohet nga trupi.

“Nëse pacienti vdes është e mundur që ky informacion mund të ekzistojë jashtë trupit, ndoshta në përjetësi, si shpirt”, shprehet ai.

Sir Roger nuk është i vetmi që beson në këtë teori, pasi shkencëtarë në Institutin e Fizikës Max Planck në Mynih kanë ngritur të njëjtën tezë.

Ekspertët debatojnë se universi jonë fizik është thjeshtë një perceptim dhe një moment që trupi jonë vdes ekziston një jetë e pafundme përtej tij

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...