Shkencëtarët kanë znuluar një Oqean në planetin Pluto?!

plutoniShkencëtarët kanë gjetur dëshmi se planeti shumë i largët, Pluto, e strehon një oqean të madh nën të me sipërfaqe të ngrirë, në formë të zemrës, që përmbanë më tepër ujë se sa të gjithë detërat në Tokë.

Kjo e gjetur, e raportuar mbrëmë në revistën Nature, e ka vënë Pluton në listën e Sistemit Diellor në botë, që besohet se ka oqeane nën-sipërfaqësore, disa prej të cilave potencialisht mund të kenë kushte për jetë.

Ky oqean i planetit Pluto, që me gjasë është i përzier me akull, shtrihet në 150 e deri në 200 kilometra nën sipërfaqen e tij të akullt dhe është afro 100 kilometea i thellë, kanë thënë shkencëtarët.

Derisa uji konsiderohet esencial për ekzistimin e jetës, Pluto nuk është kandidat parësor për të mundësuar jetë, për shkak se oqeani i tij është i mbuluar me shumë akull, thonë shkencëtarët.

Këto zbulime janë bërë nëpërmjet analizave të informacioneve të mbledhura nga sonda kozmike e agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, e njohur me emrin New Horizons, e cila ka fluturuar afër Plutos në korrik të vitit 2015.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se për çfarë arsye efekti 1,000 kilometërsh i gjërë i rezervoarit ujor, që përmbanë rajonin e pazakonshëm në formë të zemrës, ishte i vendosur në pozicionin aktualtë tij afër ekuatorit të Plutos./rel

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

aplikacionet

Zbulohen lojërat dhe aplikacionet më të mira të vitit 2016

Sot është një dhjetor, dhe shënon dhe nisjen e sezonit të festave. ...