Shkenca sjell një lajm të mirë, teknologjia do të mposhtë verbërinë(Foto ilustruese)

UntitledTeknologjia po evulon cdo ditë e më shumë. Këtë herë surpriza që sjell ka të bëjë me dicka jetësore. Bëhet fjalë për shikimin, sipas shkencëtarëve ata janë gati t’ua rikthejnë shikimin të verbërve, duke ju dërguar pamje direkt në tru.
Për herë të parë në botë, kirurgët kanë vendosur një çip simulues vizual në trurin e një gruaje 30-vjeçe.
Pacientja, që kishte qenë plotësisht e verbër për 7 vjet, pa ngjyra, vija dhe pika kur sinjalet u dërguan në trurin e saj përmes një kompjuteri.
Doktorët e saj tani janë duke planifikuar që të dërgojnë pamje nga një video kamerë e vogël në tru, ku me këtë rast do të krijohej syri i parë bionik në botë dhe do t’u kthehej shikimi miliona njerëzve.
Teknologjia ka potencialin që t’ua rikthejë shikimin edhe atyre që kanë humbur njërin sy ose janë verbëruar si pasojë e kancerit.
Doktorët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos janë duke pritur leje nga rregullatorët e SHBA-së që të lidhin sistemin në një kamerë dhe me një palë syze, që do të dërgonin pamje direkt në tru.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajzat kalojnë natën në tallava, mesazhi që u lë ky djalë është i pabesueshëm

Disa vajza që kanë kaluar natën në një klub tallave janë shkrirë ...