Shkodër-Lezhë, grabitësit masakrojnë rojen e karburantit

karburantiPolicia informoi te dielen se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti në aksin rrugos Shkodër – Lezhës, në afërsi të Dajçit. Dy autorët kanë rrahur me sende të forta rojen e karburantit, Lek Përkeqi duke e lënë pa ndjenja.

Më pas njeri nga autoret që mbante një levë në dorë ka hyrë në dhomën ku mbaheshin paratë e xhiros ditore. Pas tij një dhe grabitësi tjetër, i cili nën kërcënimin e një kallshnikovi i kërkojnë punonjësit paratë.

Pasi marrin lekët që gjendeshin aty largohen me shpejtësi. Roja i dëmtuar u dërgua në urgjencë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai, së bashku me punonjësin e pikës së karburantit janë marrë në pyetje, por nga dëshmitë nuk është arritur të mësohet shumë pasi autorët kanë qënë të maskuar.

Dyshohet se ata mund të jenë banorë të zonës dhe policia ka nisur kontrollet, si dhe ka shoqëruar disa të dyshuar. Tre javë më parë në Sarandë, gjatë grabitjes së një karburanti u vra roja Artan Hoxha. Autori, Arqile Koçi, i cili mori nga arka 60 mijë lekë të reja, u arrestua disa orë më vonë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

droga-kamion

Kamioni me 700 kg drogë në portin e Durrësit, arrestohet pronari i tretë

Ndalohet nga policia pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg ...