Shkatërron shtëpinë e rreh nënën, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

2
Kliko per me shume info

polici-tiranePolicia e Tiranës ka vënë në pranga një 16-vjeçar, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases A.M, 46 vjeçe. Sipas informacioneve policore, adoleshenti me iniciale K.P ka përdorur një sharrë elektrike e se me të ka shkatërruar orenditë shtëpiake, kurse më pas ka dhunuar edhe nënën.

“Më datë 29.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit: K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në banesën e tij, duke përdorur një sharrë dore për prerje metalesh, ka shkatërruar orenditë shtëpiake si dhe në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases A. M., 45 vjeç, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e forcave policore.

Kliko per me shume info

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga Nenet 130 /a dhe 154 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here