Shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake, në pranga 19 persona

banda-shqiptaro-boshnjakeShkatërrohet një bandë shqiptaro-boshnjake, që merrej me prodhimin e drogës pas një aksioni në tri shtete për nëntë muaj. Gjithashtu, policia ka arrestuar 19 persona. Mediat austriake raportojnë se grupi kriminal prodhonte drogë të llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm. Po sipas këtyre burimeve nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani, raporton albinfo.ch. Sakaq, mes të arrestuarve ka shqiptarë dhe boshnjakë, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre. Methamphetamine, kokainë dhe marijuanë me vlerë 8 milionë euro është sekuestruar në kuadër të një hetimi të përbashkët mes autoriteteve gjermane, atyre çeke dhe austriake. Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milionë euro.
Në Çeki, hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës. Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, banda prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...