Shkatërrohet banda shqiptaro-boshnjake, sekuestrohen 8 mln € drogë

droga-kamionNjë hetim i përbashkët mes autoritetëve gjermane, çeke dhe austrike është finalizuar duke vënë në pranga 19 persona dhe me kapjen e një sasie droge me vlerë 8 milion euro.

Tre shtete kanë bashkëpunuar për nëntë muaj për të shkatërruar një bandë boshnjako-shqiptare, që merrej me prodhimin e drogës së llojit methamphetamine, si dhe të llojeve të tjera, në laboratorë të jashtëligjshëm, raportojnë sot mediat autriake. Nga Çekia, droga kalohej në Austri e më pas në Gjermani.

Gjatë nëntë muajve, janë sekuestruar në tre vendet rreth 104,5 kg methamphetamine, 2.9 kg kokainë, 2.2 kg amphetamine dhe tre 3 kg marijuanë, që nëse do të shitej në rrugë do të kapte vlerën e rreth 8 milion euro.

Sipas burimevë zyrtare të policisë, në Çeki hetuesit kanë zbuluar edhe dy laboratorë droge, ku kanë sekuestruar 20 kg methamphetamine dhe 90 kg përzierës.

Në Holandë, gjithashtu, është gjetur një tjetër laborator i së njëjtës bandë e cila prodhonte 50 deri në 100 kg methamphetamine për çdo javë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ “Më çave b*thën”, punonjësi i sigurimeve në Tiranë sherr me qytetaren

Qytetarët janë përballur sot me një sjellje skandaloze në zyrat e sigurimeve ...