Shkarkohet trajneri i Kombëtares, Tramexani merr drejtimin

trameArjan Bellaj nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit U-19. Trajneri i cili drejtoi ekipin në dy edicionet e fundit të eliminatoreve të Europianit të kësaj grupmoshe, kishte shkuar sot në FSHF për të paraqitur planin e tij për një turne miqësor në Kinë, por atje ka mësuar se në Sektorin e Ekipeve Kombëtare ishte vendosur shkarkimi i tij.

Bellaj ka konfirmuar gjithçka, duke bërë të qartë se për të kishte marrë fund eksperienca kuqezi. “Është e vërtetë që nuk do të jem më trajner i Kombëtares U-19. Këtë vendim ma tha vetë Paolo Tramexani. Për mua ishte kënaqësi që bashkëpunova me të dhe me këtë ekip për kaq kohë”, u shpreh ai për “Panorama Sport”.

Tramexani, krahu i djathtë i Xhani De Biazit, ka marrë përsipër postin e Drejtorit Teknik të FSHF dhe ai po përpiqet të riorganizojë përfaqësueset e moshave. Hapi i parë ka qenë moskonfirmimi i Redi Jupit në stolin e përfaqësueses U-21, ndërsa shkarkimi i sotëm i Bellajt nga U-19 duket se ndjek të njëjtën linjë.

Edhe pse vendimi ka qenë i papritur për Bellajn, ai e ka pritur atë me normalitet. “Cili është motivi i shkarkimit? Nuk ka nevojë për motive, ne nuk e kemi me tapi këtë vend”, shpjegoi ish-futbollisti i kombëtares shqiptare që zuri vendin e lënë bosh nga Altin Lala te U-19.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

armando-sadiku

Sulmuesi i kombëtares rikthehet pas tre muajsh tek goli

Pas tre muajsh larg te shenuarit, Armando Sadiku rikthehet tek goli në ...