Ministria nxjerr në shitje 8 qen të Policisë, ja lista

qeni-policiseNga fillimi i vitit 2016 Qeveria ka nxjerrë në shitje rreth 1500 prona shtetërore. Lista e objekteve përmban shkolla, kopshte, magazina, depo, fabrika prodhimi, pika kufitare e ish reparte ushtarake, por vrulli i privatizimeve duket se nuk do të mjaftohet vetëm me pasuritë e paluajtshme.

Në ankandet e organizuara nga Ministria e Financave më 22 Nëntor, bashkë me një ambulancë në Gjirokastër e një mencë në Pogradec, do të shiten edhe 8 qen të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, qentë janë në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë. Vlera fillestare e ankandit për qentë, Pisha, Shila, Sima dhe Sam janë 10,500 lekë.

Më pak vlerësohen Simba, Dafina, Foksi e Feniksi, të cilët do të hidhen në ankand me shifrën 5,600 lekë.

Ministria njofton të gjithë të interesuarit se për të marrë pjesë në ankand nevojitet një kërkesë me shkrim, një garanci bankare që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit dhe një dokument identifikimi.

qente-policia

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

hajdut-560x300

Shqiptari futet për të vjedhur në banesën e italianit, por e pëson keq

Një shqiptar që ka hyrë në një banesë në Itali për të ...