Shkodër, shitësit e duhanit e sulmojnë, shefi i krimit ekonomik u drejton pistoletën

polici-shkoderNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku shitësit e duhanit zihen me doganierët. Qytetarët kanë filmuar pamjet e momentit të tensionuar kur qytetarët konfliktohen me doganierët dhe me shefin e krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri.

Ky i fundit ka nxjerrë pistoletën në acarim e sipër për të kërcënuar shitësit e duhanit, të cilët kërkojnë të marrin duhanin e sekuestruar.

Lari shihet në video teksa nxjerr pistoletën, ia drejton njërit prej shitësve dhe më pas e fut sërish në brez. Ky veprim i ka acaruar edhe më keq qytetarët, të cilët kanë hapur derën e makinës, kanë nxjerrë jashtë ç’ka pasur aty dhe kanë qëlluar në drejtim të shefit të krimit ekonomik, raporton “Jeta Osh Qef”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapja e 10 ton droge në Itali, reagon policia shqiptare: Ja e vërteta

Policia shqiptare ka reaguar ne lidhje me lajmin per arrestimin e nje ...