SHISH kërkon të përgjojë Whats App dhe Facebook, ja si reagojnë deputetët

shish-pergjimeShërbimit Informativ i kërkoi Komisionit të Sigurisë një fond shtesë për blerjen e një pajisje përgjimi për aplikacionet e telefonave celularë, Whats-Up, Facebook dhe Viber.

Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika shpjegoi se pajisja aktuale shërben vetëm për telefonat dhe duhet e re, me e sofistikuar.

Me ironi deputetët e komisionit i kanë sugjeruar kreut të SHISH të përdorë pajisjen e blerë në vitin 2013 nga ish Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, pasi është mjaft e sofistikuar dhe është në gjendje të bëjë përgjime të tilla.

Në përfundim të mbledhjes qëu zhvillua ditën e enjte me dyer të mbylluar, Komisioni i Sigurisë i akordoi SHISH një fond prej 350 milion lekësh. Nuk dihet nëse këto para janë të mjaftueshme për blerjen e kësaj pajisje përgjuese.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...