Reshje shiu e dëbore në gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot

boreeeDeri në mesditë vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në vendin tonë, më të dendura shirat do të paraqiten në veri dhe qendër të territorit duke sjellë probleme në këto zona. Parashikohet që në zona të thella malore të ketë reshje të pakta dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë vendin ku intensiteti i tyre do të jetë mesatar dhe i ulët. Parashikohet që në orët e mbrëmjes si edhe gjatë natës të ketë dobësim të reshjeve në vend.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit por mesdita do të sjelle rënie më të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit të gjenerohet dallgë 3 ballë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berishaa

Tashmë në eBay mund të blini autografin e Sali Berishës, ja sa kushton(Foto)

Në ebay së fundmi ka dal në shitje autografi i ish-kryeministrit Berisha. ...