Tiranë/ Shfrytëzonin për prostitucion 3 balerina, bien në pranga pronarët e klubit të natës

Aktualitet

polici-tiranePolicia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Policia njofton se në pranga kanë rënë Xhonatan Terpollari, 21-vjeç, Florian Bregu, 36-vjeç, banues në Tiranë dhe është shpallur në kërkim L.B, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal nate u konstatuan se kishin punësuar 3 vajza si balerina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave, më konkretisht 16 – vjeçarja me inciale M.D, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion, duke i siguruar klientët në ambientin e klubit.

Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se ambientet e këtij klubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve, Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar, që vajzat të kryejnë prostitucion.

Po kështu është dokumentuar se, në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij, L.B, i cili është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT