Shfaqet superhëna, pas rreth 70 vitesh, ekspertët: Shikoni në jug

Kliko per me shume info

super-henaaHëna më e madhe që keni parë ndonjëherë do të ndriçojë sonte në mbrëmje qiejt rreth e rrotull planetit. Pamje spektakolare priten pas gati 70 vitesh, që nga hera e fundit kur hëna ka orbituar kaq pranë Tokës. Në orën 20.09 minuta me orën evropiane, superhëna do të jetë rreth 350 mijë km larg Tokës, afërsia më e madhe kjo që nga viti 1948.

Sipas ekspertëve, të gjithë ata që duan të shohin pamjen magjike duhet të drejtohen nga jugu. Rreth 10% më e madhe dhe 30 % me e shndritshme do të jetë hëna e plotë e 14 nëntorit. Zakonisht Toka e sheh çdo vit superhënën, madje 4 ose 6 prej tyre në vit, por nëntori është një muaj i veçantë pikërisht për shkak të afërsisë që sateliti ynë do të ketë me planetin, fenomen i cili do të përsëritet në vitin 2034.

Kliko per me shume info

Gjithnjë e shoqëruar me një aura misteri, hëna e plotë dhe influenca e saj mbi njerëzit ka qenë objekt i spekulimeve mistike për shekuj me radhë. Megjithëse legjendat thonë se në një hënë si ajo e sotmja, njerëzit mund të kthehen në ujqër, shumë njerëz besojnë dhe thonë se hëna e plotë i shkakton çrregullime gjumi dhe emocionale.

Sakaq, meteorologët parashikojnë se në pjesën më të madhe të Evropës qielli do të jetë i mbushur me re, çka do të na pengojë të shquajmë ndriçimin e plotë të satelitit në Tokë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here