Sherri i momentit, vritet 23-vjecari në Vlorë, policia shpall në kërkim autorin

1471427902policia-vloreNje vrasje me arme zjarri ka ndodhur diten e sotme ne Vlore. Policia ben me dije se rreth orës 12:34, në fshatin Vranisht në Vlorës ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Policia e Vlorës ka shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka konstatuar se në fshatin Vranisht, ka mbetur i vrarë me armë zjarri “Automatik” shtetasi F.V., rreth 23 vjeç, me banim në këtë fshat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Marjo Ribaj, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Akti i krimit ka ndodhur pranë banesës së viktimës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe të posaçme kontrolli në kërkim të autorit të krimit në rrugët dalëse të këtij fshati në drejtim të fshatrave të tjerë.

Policia ka bere me dije se po punohet për kapjen e te dyshuarit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

polici-korce

Krimi horror në Korçë, 41-vjeçari vret fëmijët për ”hakmarrje”

Vrasja tragjike në Korcë, ku 41-vjeçari Naum Toshi vrau dy fëmijët e ...