Sherri burrë-grua-vjehrrë, policia e Durrësit sqaron “serialin” e nisur në 2013

policia-durresPolicia e Durresit reagoi në lidhje me një konflikt familjar të ndodhur në Shijak, publikuar edhe në media, Policia bën me dije dhe sqaron opinionin publik si më poshtë:

Konflikti ka nisur në vitin 2013 midis shtetasve E.R. 29 vjeçe, bashkëshortit të saj shtetasit E.R. dhe vjehrrës, shtetases Dh.Rr. banues në Shijak.

Fillimisht konflikti ka nisur midis dy bashkëshortëve. Më datë 20.04.2013 shtetasja E.R. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shijak dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje sepse bashkëshorti ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Shtetësia e mësipërme është paraqitur edhe dy herë të tjera në Komisariatin e Policisë Shijak, përkatësisht në datat 23.09.2013 dhe 12.05.2015 për të kërkuar urdhër-mbrojtje.

Në të tre rastet e mësipërme, nga ana e Efektivave të Policisë është trajtuar konflikti dhe shtetases E.R. i është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.

Gjykata e Rrethit Durrës në të treja rastet ka dhënë shkurtim vendimi per lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen E.R. duke vendosur masa mbrojtëse ndaj bashkëshortit të saj, të paditurit E.R. Gjithashtu ka filluar edhe procedim penal në ngarkim të bashkëshortit për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.
Në dy rastet, përkatësisht datat 20.04.2013 dhe 12.05.2015 është proçeduar në gjendje të lirë, ndërsa referuar kallëzimit të bërë më datë 23.09.2013 në përfundim të hetimit shtetasi E.R. është arrestuar.

Më datë 05.06.2015 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shijak shtetasi E.R., i cili ka bërë kallëzim për largim nga banesa të bashkëshortes së tij.

Shtetasja E.R është shpalllur në kërkim dhe është gjetur më datë 08.06.2016. Më datë 21.06.2016 shtetësia E.R. është paraqitur përsëri në Komisariatin e Policisë Shijak ku ka kërkuar urdhër-mbrojtje ndaj bashkëshortit për konflikte dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Bashkëshorti është arrestuar (për herë të dytë) për veprën penale “Dhunë në familje”. Aktualisht është i arrestur.

Më datë 10.08.2016 shtetësia E.R. është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shijak ku ka kërkuar urdhër-mbrojtje ndaj vjehrrës, shtetases Dh.Rr.

Nga ana e Policisë kallëzueses i është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Më datë 04.11.2016 shtetësia E.R. ka shkuar në Komisariatin e Policisë Shijak ku ka kërkuar një urdhër tjetër mbrojtje ndaj vjehrrës së saj.

Nga ana e policisë i është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe kemi kërkuar edhe vendosjen e saj në një qendër strehimi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar shkurtim vendimi për urdhërin e mbrojtjes për shtetases E.R. duke vendosur masa mbrojtjëse ndaj të paditurës Dh. Rr. dhe nuk është shprehur për shoqërimin e saj në qendrën e rehabilitimit të grave të dhunuara. Të dy palët në konflikt jetojnë në një banesë ku disa ambjente janë të përbashkëta (hyrja kryesore, korridori, tualeti, dalja në verandë), i cili ka sjellë edhe vazhdimin në vijimësi të konfliktit.

Në lidhje me trajtimin e ankesës së kësaj shtetaseje, nga ana jonë janë thirrur palët dhe janë sqaruar për rrugën ligjore që duhet të ndiqnin dhe bazuar në ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006 “Per masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe detyrimet e tjera ligjore.

Më pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkurtimin e vendimit Nr.472, datë 08.11.2016 ka lëshuar udhër të menjëhershëm mbrojtjeje për shtetasen E.R. duke vendosur masa mbrojtëse dhe detyruar të padituren Dh.Rr. të mos kryejë vepra të dhunës në familje ndaj nuses së djalit, Urdhëri i mbrojtjes është me një afat 15 ditor deri më datën 22.11.2016 ora 13:00.

Më datë 21.11.2016 është marrë informacion nga Salla Operative Shijak se ka një konflikt familjar në banesën e shtetases E.R., e cila kërkon ndihmën e policisë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë marrë kontakt me palët.

Duke vlerësuar të gjithë situatën dhe dinamikën e konfliktit, Efektivat e Policisë në asistencë edhe të Oficerit të Prokurorisë kanë vendosur që ndaj shtetases Dh.Rr. të fillojë procedimi penal në gjendje të lirë.

Shtetasja Dh.Rr. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit të saj si dhe e ka kanosur për vrasje me një thikë që ajo mbante në dorë.

Policia e ka ndjekur në vazhdimësi si rast duke mbajtur nën vëzhgim dhe kontroll personat e përfshirë në këtë konflikt, duke penguar në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Informojmë se falë bashkëpunimit midis dy Insitucioneve Polici-Bashki, ditën e sotme është bërë e mundur akomodimi i shtetases E.R. së bashku me fëmijët e mitur në Qendrën Sociale të Grave të Dhunuara në Tiranë.

Nga ana jonë po verifikohen të gjitha veprimet e punonjësve të policisë që janë marrë me çështjen konkrete, me qëllim vendosjen e masave disiplinore nëse nuk kanë vepruar konform standarteve të punës së tyre.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...