Sherr mes kompanive të përpunimit të gurit në Vlorë, një i plagosur, një në kërkim

1471427902policia-vloreNjë person është plagosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas një konflikti mes dy firmave të përpunimit të gurëve në Vlorë.
Policia informon se Rreth orës 14:00, në fshatin Lepenicë, ka ndodhur një konflikt midis dy firmave të përpunimit të gurit!
Policia pasi ka shkuar në vendngjarje, ka konstatuar se konflikti ka ndodhur midis firmës së nxjerrjes dhe pëpunimit të gurit “YLLI SALLA-sh.p.k” me pronarë shtetasin Ylli Salla, 53 vjeç, banues në Elbasan dhe firmës tjetër të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit “ANA-sh.p.k” me pronarë shtetasin Ahmet Canaj.

LEXO EDHE:  Solidarizmi me kuksianët, me dhjetra drejt Shkodrës nga Kukësi, por jo vetëm….

Motivi kryesor i këtij konflikti ka ndodhur për shkak të një rruge, ku supozohet se Firma “ANA-sh.p.k” ka investuar për ndërtimin e rrugës e cila të çon në pikën e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dhe Firma “YLLI SALLA-sh.p.k” ka patur për detyrim të paguajë një pjesë të investimeve, detyrim të cilin dyshohet se nuk e ka shlyer (Aktualisht këto dy firma janë në Gjyq-Civil).

Kliko per me shume info

Konkretisht, ditën e sotme rreth orës 14:00, shtetasi Ahmet Canaj, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë që dyshohen të jenë punëtor në firmen “Ana-sh.p.k” (në proces verifikimi), i kanë dalë përpara duke i bërë pritë (në rrugën për të cilën janë përfshirë në konflikt) djalit të Ylli Salles, shtetasit K.S., 17 vjeç, i cili po kalonte në këtë rrugë me mjetin e tij Kamion “MAN” me targë AA 676 MJ.

LEXO EDHE:  Kapet furgoni me tre kuintal kanabis në Fier

Gjatë konfliktit personat kanë qëlluar me mjete të forta (gurë, dru) në drejtim të mjetit, duke dëmtuar kështu vetëm xhamat e mjetit.
Për pasojë, shtetasi K.S., është dëmtuar lehtësisht në gishtin e dorës së djathtë ndërsa personat e tjerë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Ahmet Canaj, 43 vjeç, banues në Vlorë dhe punohet për kapjen e tij. Policia bën me dije se ky konflikt midis këtyre dy firmave është i njohur nga Policia pasi ka qenë i vazhdueshëm.

LEXO EDHE:  Rikthehet si funksionar shteti, ja posti i ri i Haki Çakos

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, më datë 28.09.2016, është arrestuar shtetasi Vendim Dyrmishaj, për arsye se ka kanosur shtetasin Ylli Salla, për të njëjtin konflikt të theksuar më lart.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të Ahmet Canaj dhe 5 shtetasve të tjerë në proces verifikimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Vetëgjyqësia”, “Plagosje e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here