Sherr te Siguria, ikën Tahiri, Noka: Braho të dh*efsha mu në kryetar që je

Politikë

tahiri-komisionMbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate të ashpra mes ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri dhe deputetit të PD, Flamur Noka.

Ministri Tahiri pasi ka raportuar për buxhetin ka dashur të ikë nga Komisioni, ndërsa opozita i ka kërkuar të jetë pjesë e fazës së diskutimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo Tahiri është larguar dhe kjo gjë ka ndezur edhe më shumë gjakrat e Flamur Nokës i cili ka shpërthyer në sharje kundrjet Kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho si dhe e ka quajtur ministrin Tahiri karagjoz.

DEBATET:

Noka-Tahirit: Ulu aty ca je duke thënë ti ere, ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve cështë kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet.

Ndërhyrje: Mos bërtit o Flamur se dëgjohet

Noka: C’është ai karagjoz

Ndërhyrje: Lëre të dëgjojmë diskutimet oo k… pusho

Ikën Tahiri

Noka: Të cohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërrohu aty, do drejtosh komision ti.

Nga komisioni pas Tahirit është larguar edhe opozita.

ME TE LEXUARAT