Sherr me armë zjarri në Qafë-Kashar? Policia jep detaje: U shoqëruan 5 persona

1470785813policia-natenUPDATE Një telefonatë ka mbërritur mbrëmjen e së premtës në numrin e Policisë së Tiranës, ku thuhej se në Qafë-Kashar kishte patur një sherr me armë zjarri.

Menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar 5 persona, të cilët pas verifikimeve janë lënë të lirë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash as edhe armë zjarri, ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Reagimi i Policisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në disa rrjete sociale për të shtëna me armë në Kashar dhe se për këtë Policia ka arrestuar 5 persona sqarojme se:

Në numrin e emergjencave 112, është marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri, në Kashar.

Menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet. Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar.

Shërbimet e policisë gjatë kësaj kohe në kuadër të verifikimit të vërtetësisë së telefonatës kanë ushtruar disa kontrolle në automjete dhe qytetarë.

Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi “Shqiponja”, kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim.

Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas u lanë të lirë. Po vijon puna për sqarimin e plotë të njoftimit të bërë nga qytetari.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...