Shkenca zbulon kurën për parandalimin e rënies së flokëve

renia_eflokeveNë vitin 2014, shumë shkencëtarë kanë arritur t’ia kthejnë shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhërve, por ende nuk kemi arritur të zbulojmë një mënyrë për parandalimin e rënieve të flokëve. Sidoqoftë, viti 2015 na dëshmon të kundërtën, pasi që hulumtuesit e Spanjës besojnë se e kanë gjetur një mënyrë për rritjen e reja të flokëve duke e përdorur sistemin mbrojtës të imunitetit të trupit për t’i stimuluar qelizat steaminale në lëkurën përreth.
Teknologjia me qeliza steaminale po përdoret për çdo gjë, duke filluar nga tretmani i HIV-it për ta larguar sëmundjen neurodegjeneruese – pra, përse të mos përdoret edhe për një problem kaq të zakonshëm, siç është rënia e flokëve? – transmeton Telegrafi.
Sipas një konference të fundit për shtyp, shkencëtarët e kanë zbuluar një mënyrë për t’i manipuluar makrofagat – lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut – në gjëndra reaktive të flokëve. Rezultati i kësaj? Jo më rënie e flokëve!
Pavarësisht se studimi është kryer te minjtë, Dr. Mirna Perex-Moreno, udhëheqësja e këtij hulumtimi, dhe ekipi i saj besojnë se rezultate të njëjta mund të aplikohen edhe te njerëzit.
Studimi është ende në fazat e hershme, megjithatë pritet që të përdoret si tretman për rënien e flokëve – dukuri e cila shkaktohet nga predispozitat gjenetike dhe hormonet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici merr leckën dhe pastron makinat, lavazhieri mban kallashin dhe i sheh(Foto)

Një lavazhier në kryeqytet është bërë kapo për pak minuta. Mësohet se ...