Deputeti i PD: Rama zotohet të rrisë pagat, por harroi “shëndetësinë falas”

Kliko per me shume info

tritan-shehuDeputeti i PD-së, Tritan Shehu në një reagim në rrjetin social “Facebook” shprehet se Edi Rama ka harruar premtimin e tij për shëndetësi falas, megjithëse zotohet të rrisë pagat në shëndetësi.

“Z. Rama zotohet sot të rrisë pagat në shëndetësi, 3 muaj para zgjedhjeve kjo! Por harroi ‘shëndetësinë falas’! Punonjësit e shëndetësisë kanë nevojë absolute për rritjen e pagave, për vetë nivelin shumë të ulët të tillë që ata kanë. Niveli aktual i pagave stimulon largimet e personalit nga vendi, nuk jep nxitje për ngritjen shkencore e profesionale, krijon me të drejtë terren për pagesat ilegale”, deklaron Shehu.

Kliko per me shume info

Më tej deputeti i PD-së shtoi se premtimet për decentralizim, autonomi spitalore e rritje të buxhetit mbetën vetëm fjalë fushate, ndërkohë që po hyjmë në vitin 2017 kur duhet të bëhet një bilanc i realizimeve.  “Në fakt kërkohet të bëhet e kundërta, dhënia me koncension edhe e laboratorëve jo vetëm nuk ka rentabilitet financiar, por shkatërron tërësinë e spitaleve, aktivitetin e tyre shkencor, autonominë e tyre, etj!”, shkruan Shehu në “Facebook”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. ore deputet i PRESHIT, sa para vodhet dhe sa te tjera moret borxh qe po i likujdon qeveria Rama? Me qime ta bej shendetesine falas Edi Rama? Me mire mos fol se sa here qe flisni ju per reformat te vjen per te vjelle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here