Tjetër përplasje, Nishani nuk dekreton Shefin e Shtabit të Ushtrisë

Politikë

jeronim-bazoPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk ka dekretuar për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Bazo. Arsyet e këtij mosdekretimi mësohet se janë shkelja e Kushtetutës që gjenerali ka kryer duke mos raportuar asnjëherë dhe duke mos dhënë asnjë informacion tek Presidenti për planet e veprimit të Forcave të Armatosura si dhe shkelja e ligjit të zinxhirit komuandues të FA, duke hequr nga përdorimi qindra prona pa miratimin e Kreut të Shtetit.

Pasi i përfundoi mandati 3 vjeçar më 7 nëntor, kryeministri Rama dërgoi në Presidencë propozimin për një mandat të dytë dhe të fundit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo.

Por presidenti i Republikës, Bujar Nishani, refuzoi ta dekretonte.

Gjenerali Bazo pretendohet se nuk ka raportuar asnjëherë në 3 vjet tek Presidenti, detyrë që ia ngarkon Kushtetuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për më tepër as nuk është konsultuar për asnjë veprim dhe nuk ka dhënë asnjë informacion për Forcat e Armatosura, duke shkelur kështu Kushtetutën.

Presidenti pretendon gjithashtu se Gjenerali Jeronim Bazo i ka hequr mundësinë e përdorimit nga Forcat e Armatosura të qindra pronave pa miratimin e Kreut të Shtetit, detyrim që ia jep ligji për zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura, citon oranews. Edhe pse Presidenti nuk e dekretoi për herë të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Kryeministri ka të drejtë ta propozojë sërish të njëjtin emër.

ME TE LEXUARAT