SHBA paralajmërohet për sulme terroriste

26
Kliko per me shume info

sulme-terroriste-shbaSulmet terroriste kërcënojnë dhe SHBA-n. Mësohet se Departamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar qytetarët e saj për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në të gjithë Europën, gjatë periudhës së festave të fundvitit, duke i kërkuar atyre që të kenë kujdes. Ky alarm sipas travel.state.gov vlen deri në 20 shkurt të 2017. Një informacion terrorizon të gjithë banorët, pasi sipas të thënave, Shteti Islamik, Al-Kaida dhe bashkëpunëtorë të tyre vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Europë, kryesisht gjatë festave. Qytetarët e Amerikës duhet të jenë vigjilentë. Duhet të kenë kujdes në në zonat e frekuentuara, në përdorimin e transportit publik, në restorante, hotele etj. Sipas tij duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të shmangin turmat e mëdha.
Departamenti i bën thirrje qytetarëve të saj që jetojnë apo kanë planifikuar udhëtime në Europë që të informohen nëpërmjet mediave.
Pjesë nga njoftimi: “përderisa ekstremistët kanë kryer sulme në Belgjikë, Francë, Gjermani, dhe Turqi vitin e kaluar, Departamenti mbetet i shqetësuar në lidhje me potencialin për sulmet në të gjithë Europën. Nëse do të udhëtoni në vendet e Europës, ju lutem shikoni faqen e internetit të Ambasadave të SHBA-së apo konsullatave në qytetin tuaj të destinacionit për të gjitha mesazhet e fundit të sigurisë”

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here