SHBA, paralajmërohen konsumatorët: Kujdes nga “gjeli shpërthyes”

Përmes një videoje ilustruese, Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në Shtetet e Bashkuara i paralajmëroi amerikanët të mos e fusin gjelin e ngrirë të detit në fritezën me vaj të përvëluar.

Gjeli i detit është ushqimi tradicional i darkës së falenderimeve në këtë vend. Por ekspertët paralajmërojnë se veprimi i mësipërm do të rezultonte në një shpërthim të vajit dhe në flakë.

Regjistrohen rreth 1.400 zjarre nga gatimi në Ditën e Falenderimeve, shpjegon komisioni në deklaratën shoqëruese të videos dhe kjo shifër është tre herë më e lartë se numri i zjarreve të tilla përgjatë pjesës tjetër të vitit.

Që prej 2004-s, ka pasur 107 incidente që përfshijnë pikërisht gjelin e detit. Ato kanë shkaktuar 47 lëndime dhe plot 5.2 milionë dollarë dëme. Në Ditën e Falenderimeve, një festë që kremtohet në familje, amerikanët konsumojnë gati 46 milionë gjela deti dhe 22 milionë përdoren gjatë festave të fundvitit.

Ndërkohë, astronauti Shane Kimbrough ndau nga hapësira detaje sesi do ta kalojë ekipi i stacionit hapësinor ndërkombëtar 322 km mbi tokë festën aq të dashur për amerikanët.

“Po përpiqemi ta bëjmë të duket sa më shumë si ‘në shtëpi’”, tha ai në mesazhin video ku shihet duke mbajtur në duar paketa ushqimore, të cilat i përshkruan si “paksa ndryshe” nga ushqimi i zakonshëm.

Ato përmbajnë mish gjeldeti të tharë, bishtaja, pure patatesh, patate të ëmbla të skuqura në gjalpë e sheqer bojëkaf, dhe ëmbëlsirë me vishnje e boronicë. Për Kimbrough, kjo është hera e gjashtë që e feston “Thanksgiving” në hapësirë./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Çifti më i famshëm në Shqipëri, Alma dhe Erioni shfaqen sërish, ja c’bëjnë në Fier

Momentalisht ata janë çifti më i famshëm në Shqipëri. Kjo pasi të ...