SHBA, fushatat e fundit të kandidatëve, raportohet sondazhi më i fundit

Bota

hillary-trumpEdhe pak orë i ndajnë nga dhënia e votës për të preferuarin e tyre. Zgjedhjet në SHBA që prej muajsh u bënë më të përfolurat në gjithë botën, duke dëgjuar mijëra akuza, së shpejti do të finalizojnë me fituesin. Dy kandidatët, Clinton dhe Trump po mbajnë tubimet e fudnit në disa shtete, në përpjekjen e tyre finale për të bindur amerikanët të votojnë në favor të tyre. 

Clinton drejt Miciganin, Filadelfian dhe Karolinën e Veriut, kurse Trump Florida në Filadelfia dhe Karolinën e veriut gjithashtu. Megjithatë, në shtetet ku lejohet votimi i hershëm, afro 42 milionë amerikanë tashmë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale.

Disa raportime mbi sondazhet e CNN tregojnë se Hilari Klinton kryeson në Neë Hampshire dhe Pensilvani. Sondazhi i realizuar nga Universiteti i Neë Hampshire i jep Clinton një rezultat befasues me 11 pikë epërsi ndaj Trump, dhe katër pikë epërsi në Pensilvani. Duket se mbyllja e hetimit të FBI për çështjen e emeilave të Clinton, i ka dhënë një kthesë të fortë betejës elektorale mes dy kandidatëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër bashkë me garën për shtëpinë e bardhë, po zhvillohet edhe më e ashpër lufta për kontrollin e senatit. Republikanët rrezikojnë të humbasin fuqinë e tyre në senat dhe në dhomën e përfaqësuesve. Thuhet se nëse fitorja është e demokratëve, atëherë 2017 ka të ngjarë të sjellë një prirje më të moderuar për faturat që ligjvënësit i dërgojnë presidentit për nënshkrim. Për të fituar një kontroll të plotë të senatit, demokratët duhet të kenë një fitim neto prej 5 vendesh. Republikanët aktualisht kanë 54 vende në Senat krahasuar me 44 të demokratëve, kurse dy janë të pavarur. Një tjetër sfidë e demokratëve është dhe ajo e përfaqësuesve, ku iu duhet të fitojnë 30 vende për të marrë në dorë kontrollin të cilin nuk e kanë që prej 2010. Analistët tregojnë se demokratët mund të arrijnë të marrin 20 vende, por jo më shumë. PRitet përfundimi i zgjedhjeve për të parë rrjedhën e ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT