“Kualifikueset e Botërorit”, Xherdan Shaqiri “lë në baltë” Zvicrën

36
Kliko per me shume info

shaqiri15Një nga lojtarët bazë në formacionin e Kombëtares së Zvicrës Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e programuara në muajin nëntor kur janë edhe data e lira të FIFA-s.

Mesfushori ofensiv i Stoke që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “OK” për aktivizimin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

“Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati”, tha trajneri i Zvicrës.

Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.

Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Evropës, Portugalia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here